Durim Bami rrezon deputetin Tom Doshi - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ballafaqimi i dyte mes deputetit Tom Doshi dhe 36-vjeçarit nga Fushe Kruja Durim Bami ka përfunduar rreth orës 16 e 35 minuta. Personi qe pretendohet se kishte rolin e atentatorit, por qe ishte penduar, i ka qëndruar edhe këtë te shtune versionit qe gjithçka ishte nje sajese e deputetit. Bami e ka konfirmuar këtë fakt edhe ne prani te vete Tom Doshit. 36-vjeccari nga Fushe Kruja i veshur me antiplumb është shoqëruar drejt qelisë, ndërsa avokati i tij Ilir Murati nuk ka pranuar te japë asnjë koment ne respekt te sekretit hetimor. Pas Bamit është larguar edhe deputeti Doshi, i cili megjithëse kishte premtuar se do te jepte një deklarim per mediat ne përfundim te ballafaqimit nuk e ka bere nje gjë te tille. Burime nga organi i akuzës bëjnë me dije se edhe deputeti nuk ka lëvizur nga deklaratat e tij se atentati ishte porositur nga kryetari i kuvendit Ilir Meta. Mbetet e paqarte se cila do te jete lëvizja e radhës e Prokurorisë se Krimeve te Renda, ndërsa javen e ardhshme është parashikuar te behet ballafaqimi Fatjon Skenderit me deputetin kristian demokrat Mark Frroku. Skënderi akuzohet nga deputeti i Shkodrës se kishte rolin e ndërmjetësit ne atentatin e pretenduar ndaj tij dhe deputetit te Partisë Demokratike Mhill Fufi.

Free Traffic Exchange