Bashkësia e komunave Kosovë ende pa marreveshje - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Përfaqësuesja e Kosovës në bisedimet Prishtinë - Beograd, Edita Tahiri, ka përgënjeshtruar lajmet e publikuara në mediat serbe se ditën e mërkurë do të arrihet marrëveshja për krijimin e bashkësisë së komunave serbe në veri. Në një intervistë për gazetën ?Zeri?, Tahiri tha se një pakt i tillë nuk do të nënshkruhet nëse të dyja palët nuk arrijnë të konkretizojnë marrëveshjen e drejtësisë, që ka për qëllim shtrirjen e sovranitetit edhe në pjesën veriore të Mitrovicës dhe shkrirjen e ?mbrojtjes civile?, ose strukturave paralele. Tahiri theksoi se është me rëndësi integrimi i të gjithë serbëve që jetojnë në veri të vendit, në shoqëri dhe institucionet e Kosovës. Pengesë tjetër për krijimin e bashkësisë së komunave serbe, një nga paktet e marrëveshjes së prillit mes dy vendeve janë dhe barrikadat në Urën e Ibrit, për heqjen e të cilave, sipas Tahirit, është angazhuar dhe Brukseli. Të mërkurën, mbahet takimi i radhës mes Kosovës dhe Serbisë, nën ndërmjetësimin e përfaqësueses për politike të jashtme Federika Mongerini.