http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
?Me morën rinine, me morën jeten, me lane pa fëmije; me dëmtuan nga organet mua e shume te tjerë. Edhe te mos kete nje mëshire, te mos kete nje dashuri njerëzore nga ana e deputeteve edhe e brezave qe po vijne. Zonje, kemi vuajtur, kemi hequr vuajtje qe nuk i tregojmë dot. Edhe nga ata qe jane bere spiune, ka disa qe jane bere spiune me dhune; duke ia prure aty vajzën 14 vjeç per t?ia përdhunuar neqoftese nuk firmos. Edhe i ka rene kokës ne tavoline, i është çare koka dhe e ka sot e kesaj dite ne Kavaje, atje ku është.?Kjo është dëshmia qe vjen nga një ish-i përndjekur politik për vuajtjet gjate regjimit komunist, ne séance dëgjimore te nenkomisionit per te drejtat e njeriut me grupet e interesit ne lidhje me hapjen e dosjeve; nje dëshmi qe nuk ka lidhje me debatet politike te zhvilluara ne komision për dekriminalizimin apo zhvillimet politike te ditës. Haxhiaj ka kërkuar nga klasa politike kushte me te mira per këtë shtrese qe ka vuajtur gjate diktaturës komuniste.?Persekutori jone merr pension 500-600 mije leke ne muaj kurse ne marrim 140 mije leke ne muaj. Është tragjike, eshte per te vene duart ne koke, te mos kem une nje kafe t?i jap nje djali, nje nipi, nje shoku. Kaloj rruges s?me thotë njeri mirëmëngjesi, kete kërkojmë zonje.?Edhe Haxhiaj ashtu si te gjitha shoqatat e tjera, kane dale kundër projekt-ligjit te propozuar nga qeveria duke kërkuar krahas hapjes se dosjeve edhe lustracion.?Merrni masa per ata qe nuk duam t?i shohim neper zyra. Te vete une te marr nje dokument tek nje qe me ka torturuar. Nuk e dua ate dokument fare.??A ka mundësi ta ndërrojmë kushtetutën per hir te lustracionit. Te mos mbetemi peng e viktima ne doren e Gjykatës Kushtetuese, ne doren e Venecias, ne dorën e te huajve.?Aktualisht, ne Parlament janë depozituar dy ligje per hapjen e dosjeve; nje nga qeveria e nje nga deputetet Idrizi e Doda. Deri me tani, opozita ka qëndruar jashtë debatit për hapjen e dosjeve, ndërkohe qe qeveria e ka bere te qarte se nuk mbështet lustracionin.