http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqipëria renditet e para sa i përket nivelit të kredive të këqija jo vetëm në rajon, por edhe në Europë. Në një raport të Fondit Monetar Ndërkombëtar, konstatohet se vendi ynë arriti në nivelin 24% të totalit të portofolit të huave dhe se shkaku kryesor për këtë mbetet zbatimi i ligjit. Ish-anëtari i bordit të Bankës Qendrore, Arjan Kadareja thotë se krahasuar me vendet e tjera, Shqipërisë i duhen mbi 365 ditë për të ekzekutuar kolateralin, ose pengun që mbajnë bankat, ndërsa në vende të tjera këto procedura nuk zgjatin më shumë se 3 muaj. Totali i kredive me probleme në Shqipëri ka arritur në shifrën e 1 miliard eurove, dhe 500 milion euro ose gjysma e këtyre parave konsiderohen të humbura ose pa shpresë për tu kthyer. Pikërisht ky fakt ka bërë që bankat të shtrëngojnë dhënien e kredisë për biznesin. Por Gjergj Buxhuku, thotë se ka edhe një tjetër arsye përse sipërmarrja nuk po mbështet me financime. Kreditimi vazhdon të mbetet në nivelin më të ulët historik. Edhe pse qeveria mori vendimin për të shlyer të gjitha detyrimet që u kishte bizneseve, ato arritën të ulen vetëm me 1%. Bizneset e lidhin këtë dukuri me faktet se shumë sipërmarrës kanë marrë para me fajde në rrugë informale, pasi procedurat e bankave për lëshimin e një huaje janë tmerrësisht të gjata.