Ballafaqohen Bami e Doshi - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Durim Bami është risjelle këtë te enjte ne Prokurorinë e Krimeve te Renda. Ne masa te forta sigurie, 36-vjeçari nga Fushe-Kruja është përballur me deputetin Tom Doshi. Seanca eshte zhvilluar ne nje nga sallat e gjyqit te Gjykatës se Krimeve te Renda, ku dy protagonistet jane vene përballë njeri-tjetrit ne prani te grupit te prokuroreve. Ballafaqimi i thënieve te tyre ka zgjatur mbi dy ore, ndërsa pas daljes nga Gjykata, deputeti Doshi ka shmangur mediat. Pas ballafaqimit, Bami do te kryeje nje tjetër ballafaqim me Fatjon Skenderajn personi qe sipas Doshit, kishte ndërmjetësuar vrasjen e tij dhe te deputetit Mhill Fufi, i kthyer nga Gjermania tre dite me pare. Deri tani, Prokuroria e Krimeve te Renda ka marre ne pyetje 19 persona per te dëshmuar ne lidhje me atentatin e pretenduar nga deputeti Tom Doshi. Ne radhe për ty pyetur janë edhe zyrtare te policisë se shtetit.

Free Traffic Exchange