Moratoriumi i gjuetisë jep efekt - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një vit më parë, qeveria vendosi të ndalë vërshimin e gjuetarëve të paligjshëm që po shkatërronin pa kthim speciet në lagunën e Karavastasë. Sot, kryeministri, ministrat, deputetet e zonës madje dhe diplomatët kanë arsye të jenë të kënaqur. Moratoriumi funksionoi.?Së bashku kemi bërë të mundur diçka që dukej e pamundur. Kemi bërë të mundur një rikthim masiv të specieve të llahtarisura nga papërgjegjshmëria vrastare e njeriut. Fauna e egër ishte në minimum kritik. Ky proces duhet parë i lidhur me ekonominë pasi qeveria po mbështet fuqishëm infrastrukturën e kësaj zone. Synimi ynë strategjik është ta transformojmë këtë territor në një zonë të fortë zhvillimi ekonomik përmes turizmit?. Kryeministri nuk i rezistoi tundimit që i ndodhur mes pemëve, të fshikullonte anën kafshërore të natyrës njerëzore, përballë specieve. Ndërsa ambasadori amerikan nuk e fshehu kënaqësinë qe nuk po flitej për politikë. Laguna e Karavastasë është ndër të rrallat në Shqipëri që, falë edhe kujdesit të banorëve, ka ende një pamje natyrale mjaft tërheqëse.