Matura në shkollat profesionale - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
4391 maturante te shkollave profesionale do t?i nënshtrohen 5 provimeve te maturës shtetërore, ku ndryshe nga maturantet e gjimnazeve te përgjithshme, ata kane 4 provime te detyruar dhe 1 me zgjedhje. Per here te pare këtë vit shkollor, maturantet e arsimit profesional do te duhet te japin lenden e ?Teorisë profesionale? si nje lende te detyruar. Ne një interviste per Vizion Plus, Agron Pellumbi, drejtori i arsimit profesional tregon me shume detaje. Formula e përllogaritjes se pikëve per çdo maturant, mbetet po e njëjte, gjithashtu edhe plotësimi online i formularëve A1 dhe A1Z. Për ata maturante te cilët nuk grumbullojnë numrin e nevojshëm te pikëve, ne saje te certifikatës profesionale përftuar nga 4 vitet e praktikes, ata mund te integrohen ne tregun e punës.