Falen gjobat për “sigurimet” - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qeveria fal 80% të vlerës së gjobave të cilat i janë vënë bizneseve qe nuk kanë treguar numrin e plotë të punonjësve të tyre, duke shmangur kështu pagesën e detyrimeve shëndetësore dhe shoqërore për ta. Menjëherë pas vendimit të qeverisë, Ministri i Zhvillimit Ekonomik Arben Ahmetaj ka shpjeguar në një konferencë efektet që do të ketë ligji i ri i faljes, i cili shpëton nga detyrimi 60 mijë ndërmarrje.Ka qenë vetë Kryeministri Rama, i cili ka thënë që nuk do të tolerohet më për asnjë lloj biznesmeni, i cili mban në punë persona të pasiguruar. Ky projektligj vjen edhe në kuadër të nisjes së skemës së re të pensioneve, e cila kërkon deklarim të saktë të pagës së punonjësve, pasi ndryshe rrezikohet vlera e pensionit që merr në fund gjithsecili prej nesh.