“Toni” mbërrin në Prokurori - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
I akuzuar si njeriu qe kishte rolin e ndërmjetësit ne atentatin pretenduar nga deputeti Tom Doshi, Fatjon Skenderi ose Toni siç përmendet ne videon e Durim Bamit, ka hyre ne ambientet e Prokurorisë se Krimeve te Renda vetëm pak minuta pas orës 8:00 te mëngjesit. Ai mësohet se ka qene i shoqëruar nga police civile për t?iu shmangur vëmendjes se medias. Skenderi është pyetur intensivisht nga prokuroret qe kane marre ne duar çështjen ?Doshi?. Dëshmia e tij konsiderohet si mjaft e rëndësishme ne zbardhjen e te vërtetës. Burime te organit te akuzës, bëjnë me dije se ka mohuar çdo lloj pretendimi te Durim Bamit për nje atentat te mundshëm ndaj deputeteve Tom Doshi dhe Mhill Fufi. Skënderi mbërriti nga Gjermania mbrëmjen e se martës pas kërkesës se bere nga Krimet e Renda për te dëshmuar. Referuar burimeve te Prokurorisë, mësohet se po sot do te behet ballafaqimi i Fatjon Skenderit me Durim Bamin. Ky i fundit ne videon e publikuar nga deputeti Doshi, përmend here pas here emrin e Fatjon Skenderit, per te cilin thote se kishte ndërmjetësuar per atentatin e porositur nga kreu i kuvendit Ilir Meta.