Fatjon Skënderi do të dëshmojë për akuzat e Tom Doshit - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 6

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Toni personazhi i shume përfolur i ditëve te fundit si ndërmjetësi për atentatin e pretenduar ndaj dy deputeteve Tom Doshi dhe Mehill Fufi pritet te dëshmoje ne Prokurorinë e Krimeve te Renda. Burime nga organi i akuzës bëjnë te ditur se ai është kthyer nga Gjermania ku qëndron prej disa muajsh per tu marre ne pyetje lidhur me akuzat e Doshit. Fatjon Skënderi mësohet se ka mbërritur ne orët e vona te mbrëmjes se te hënës. Te mërkurën ne orën 9 ai pritet te mbërrije tek krimet e renda. Fatjon Skënderi i cili është pronar i nje lokali ne zonën e ish-bllokut ne Tirane pritet te sqaroje shume enigma ne lidhje me atentatin per te cilin deputeti pretendon se është porositur nga kreu i kuvendit Ilir Meta. Ne videon e publikuar ne media ku shfaqet Durim Bami nga Fushe Kruja, personi qe sipas Tom Doshit ishte paguar per finalizimin e atentatit qe me pas ishte penduar përmendet vazhdimisht emri i Fatjon Skënderit. Prokuroret qe kane ne duar çështjen Doshi e konsiderojnë shume te rëndësishme dëshminë e Fatjon Skënderit. Ky i fundit nuk është emër i panjohur per policinë shqiptare. Ai ka qene I arrestuar si pjese e një rrjetit ndërkombëtar te trafikut te drogës, i cili u godit ne vitin 2006. Ndërsa nje vit me vone u dënua me 6 vjet burg. Ende nuk është plotësisht e qarte se si ka arritur ta binde prokurori Skënderin te kthehet nga Gjermania për tu marre ne pyetje.