Partia Demokratike Shqiptare ka reaguar ashpër lidhur me deklaratat, që lideri i opozitës maqedonase, Zoran Zaev, bëri gjatë një interviste për emisionin ?Shqip? në Top Channel, një ditë më parë. Sipas PDSH-së opozitare, Zaev po tenton të njollosë pa argumente jo vetëm opozitën shqiptare në Maqedoni, por edhe udhëheqësit shtetërorë të Tiranës dhe Prishtinës.