FMN: Qeveria të ulë borxhin - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
70% e borxhit që qeveria merr në tregun e brendshëm blihet nga bankat. Vetë Fondi Monetar Ndërkombëtar në raportin e tranzicionit ekonomik të vendeve të Ballkanit Perëndimor nënvizon se pikërisht kjo dukuri po pengon zhvillimin ekonomik të Shqipërisë. FMN thekson se bankat janë larguar nga detyra e tyre për të kredituar ekonominë dhe bizneset, në një kohë që depozitat e qytetarëve po shkojnë vetëm për të financuar huatë e ekzekutivit.?Sektori bankar nuk është efektiv në ekonomi dhe shkaku kryesor këtu janë normat e larta të interesit që mbajnë bankat, por edhe siguria që u vjen atyre nga marrja e borxhit nga qeveria. Modeli bankar i Ballkanit Perëndimor është i mbështetur tradicionalisht në marzhet e larta të interesit.?Por me të gjithë këtë situatë kanë qenë bankat ato të cilat muajt e fundit kanë ulur interesimin për të blerë borxhin e qeverisë, duke bërë që norma e interesit të bonove të thesarit të arrijnë mesatarisht në 3%.Raporti rekomandon që qeveria të ulë shpenzimet për të subvencionuar sektorin e energjisë, pasi vetëm kështu të ardhurat që mblidhen do të arrijnë të injektohen siç duhet në ekonomi.Po ashtu raporti orienton qeverinë që të rritë investimet kapitale, për rrugë dhe vepra publike të cilat rikthehen mbrapsht në formën e taksave në buxhet, dhe se duhet të ulë shpenzimet e tjera të cilat nuk mbështetin biznesin por grupe të veçanta të popullatës.

Free Traffic Exchange