http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Përmes një operacioni blic të shtrirë në të paktën 5 qytete, përfshi këtu edhe provincat e kryeqytetit italian të Romës, policia ka neutralizuar një grup ndërkombëtar trafikantësh shqiptare. Në pranga kanë rënë 17 shtetas, të gjithë shqiptarë. Pjesë e këtij grupi të mirë strukturuar, me bazë në Spanjë e Holandë për prodhimin e kokainës dhe Shqipëri e Greqi për majuhanën, janë dhe 8 persona të tjerë. Në momentin e ndalimit policia ka sekuestruar 30.2 kg kokainë, 2 mijë kg marjuhanë, 32 mijë euro, 7 autovetura, një furgon dhe tre peshore. Sipas policisë vlera monetare e lëndëve të sekuestruara shkon në më shumë se 600 mijë euro. Sipas uniformave blu hetimet për të ndaluar trafikantët e tjerë vijojnë.