http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Deri tek protesta e te enjtes, stafetën e lëvizjes kundër Ilir Metës e kane marre te rinjtë; te cilet për te dytën dite kane dale para zyrave te kryetarit te kuvendit për te kërkuar largimin e tij. Kete here protestës se tyre u eshte bashkuar edhe sekretari i përgjithshëm i PD Arben Ristani, i cili u ka bere thirrje qe te enjten te jene pjese e protestës se madhe te opozitës.Skenari i PD ka qene i qarte qe prej ditës se premte e është zbatuar me perpikmeri ne te gjitha komisionet. Ne Komisionin e Sigurisë demokratet kane bere thirrje per proteste para se te braktisin mbledhjen.Ne Komisionin e Ligjeve demokratet kane deklaruar se do te jene ne krah te qytetareve ne 12 mars.Dhe ne Komisionin e Ekonomisë, fjalimi sqarues per bojkotimin e mbledhjes është mbajtur nga nënkryetari demokrat Bode.Deri te enjten, kjo është skema qe do te ndjeke opozita duke bojkotuar komisionet, ndërkohë qe te rinjte e forumit protestojnë para kryesisë; ndërkohë qe ne 12 mars deputetet do te bllokojnë seancën, ndërsa protesta do te filloje ne 11 ne sheshin ?Skenderbej? për te vazhduar me pas para Parlamentit.