Vrasje e trefishtë në Tiranë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vetëm pak kohe pasi kishte dale nga burgu ne Greqi, Emiljano Rustemi vrau bashkëshorten e tij, vjehrrën dhe me pas veten. Ngjarja e rëndë ndodhi orët e para të mëngjesit në shtëpinë e familjes së 29-vjeçares Izaura Rustemi në Laprakë, ku 35-vjeçari qëlloi me automatik në sy të fëmijëve bashkëshorten dhe nënën e saj Engjellushe Shaqiri. Më pas, në gjendje të rënduar psikike Emiljano Rustemi vrau veten. 35-vjeçari kishte vetem pese dite qe ishte kthyer nga Greqia, ku kishte vuajtur 1 vit heqje lirie per vjedhje. Sipas banorëve, çifti prej kohësh kishte probleme ekonomike ndërkohë që ishin dhe në proces divorci.