Ballafaqohet Frroku dhe Doshi - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dy deputetet Tom Doshi dhe Mark Frroku janë vene sot përballë njëri tjetrit ne Prokurorinë e Krimeve te Renda për te thënë edhe një here versionet e tyre ne lidhje me skenarin e pretenduar nga Doshi për vrasjen e tij dhe te deputetit demokrat Mehill Fufi. Ashtu siç ishte kërkuar nga organi i akuzës deputet kane mbërritur ne prokurori rreth orës 12 . Por ndërsa Frroku ka zgjedhur te hyje nga dera kryesore, deputeti Tom Doshi ashtu si dhe herën e pare ka hyre nga dera dytësore. I pari qe është larguar ka qene deputeti kristian demokrat Frroku, i cili ka konfirmuar për mediat se i ka qëndruar dëshmisë se dhënë ne 6 mars. Ndërsa deputeti Tom Doshi ka qëndruar me gjate. Ai ka dale nga prokuroria rreth orës 15.30 minuta pasi është rimarre edhe një here ne pyetje nga grupi i hetuesve ne lidhje me sqarimin e te tjera rrethanave. Pas daljes nga prokuroria Doshi nuk ka pranuar te beje ndonjë koment. Tashme ne organin e akuzës pritet te dëshmojnë edhe persona te tjerë te përfshire ne atentatin e supozuar ndaj deputetit Doshi dhe Fufi ndërsa deri ne këto momente ka vetëm nje te arrestuar i cili është Durim Bami personi qe sipas Doshit do te kryente atentatin.

Free Traffic Exchange