Kosovë, themelimi i Gjykatës Speciale - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjykata Kushtetuese ne Kosove do te interpretoje amendamentet kushtetuese te miratuara nga qeveria, qe do t?i hapin rrugën e krijimit te Gjykatës Speciale. Kjo gjykate do të shqyrtoje pretendimet për përfshirjen e ish pjesëtarëve te UCK-se në krime lufte. Kuvendi i dërgoi amendamentet gjykatës, qe do te vlerësoje nëse ato janë ose jo ne përputhje me kushtetutën e vendit. Kryeparlamentari Veseli dha se krijimi i gjykatës është detyrim ndërkombëtar dhe ky institucion nuk do të njollosë luftën e Ushtrisë Çlirimtare të KosovësKadri Veseli thekson:Personalisht them që UÇK-ja ka bërë një luftë të drejtë çlirimtare me të cilën e ka çliruar këtë popull nga padrejtësitë dhe robëria dhe të gjithë luftëtarët e UÇK-së kanë qenë luftëtarë të lirisë. Çdo gjë që ka të bëjë me të drejtën e UÇK-së, me të drejtën e Kosovës si shtet, ne do ta procedojmë në mënyrën që asnjë njollë të mos i mbetet Kosovës, qytetarëve të saj dhe luftës së shenjtë të UÇK-së për çlirim.Qeveria e Kosovës e sheh themelimin e Gjykatës Speciale si një mundësi të mirë që Kosova t?u japë fund dyshimeve te një pjesë te faktorit ndërkombëtar, për krimet e luftës. Për miratimin e amendamenteve Kushtetuese kuvendi duhet të sigurojë 2/3 e votave, ose 80 vota nga 120 ligjvënës.