Ekspertet: Dollari do të barazohet me euron - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dollari amerikan nuk po njeh ndalje në kursin e këmbimit vendas duke u këmbyer me 129 lekë, niveli më im lartë ky që prej vitit 2003. Ekspertët paralajmërojnë një rritje të mëtejshme të tij, madje pas disa muajsh do të gjendemi me situatën ku monedha amerikane do të barazohet me euron. Për Elvin Mekën, tre arsyet kryesore përse po ndodh ky fenomen janë rritja e punësimit dhe fuqizimi ekonomik i SHBA-ve, pritshmëritë për një rritje të mëtejshme të normës së interesit nga Banka Federale dhe nisja e lehtësimit sasior që po bën BQE e detyruar nga deflacioni që ka kapur eurozonën. Kete te hënë Banka Evropiane do të nisë injektimin e 60 miliard eurove. Por pavarësisht efekteve që po japin tregjet e huaja në dobësimin e euros në kursin ndërkombëtar, monedha evropiane në Shqipëri shihet e fortë dhe me një rritje të lehtë. Ekspertët thonë se rritja e dollarit amerikan nuk do të japë efekte të mëdha në rritjen e çmimeve, kjo për shkak të çmimit të naftës, i cili ka disa muaj që po tregon një tendencë rënieje.