Përballja e Ramës në Gjykatën e Lartë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ashtu siç premtoi, për të ndjekur çdo seancë, kryeministri Rama u paraqit sërish në dyert e Gjykatës së Lartë ku pati përballjen e parë me sekretarin e përgjithshëm të partisë demokratike Arben Ristani.Akuza është e njëjtë: Ajo e shpifjes për shkak të detyrës. Por nëse në fillim opozita premtoi se do të sillte prova të cilat faktojnë lidhjet e kryeministrit me krimin e organizuar, kësaj here përfaqësues të PD kërkuan pushimin e çështjes pasi deklaratat publike ishin qëndrime të partisë dhe jo personale. Sikundër me deputetin Edi Paloka, edhe me Arben Ristanin kryeministri Edi Rama refuzoi pajtimin. Pas një pushimi prej 60 minutash, kryeministri nuk mungoi dhe në seancën e dytë gjyqësore ndaj kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike Edi Paloka. Por dhe kësaj here mbrojtja kërkoi pushimin e çështjes me të njëjtin argument. Gjatë seancës gjyqësore, kryeministri tha se akuzat e deputeteve janë shpifje në të njëjtën kohë dhe fyerje ndërsa shtoi se edhe këtë herë ata shfrytëzuan foltoren e Gjykatës së Lartë për të bërë politikë. Rama kallëzoi penalisht Edi Palokën dhe Arben Ristanin në muajin janar të këtij viti kjo pas akuzave të deputeteve demokrate se kryeministri është i lidhur me krimin madje e favorizon ate.

Free Traffic Exchange