http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Opozita i ka qëndruar besnike strategjisë se saj për largimin e Ilir Metes nga posti i kundër kryetarit te kuvendit Ilir Meta duke refuzuar te diskutoje projekt-ligjet e parashikuara ne rendin e ditës ne komisionet parlamentare. Por kreu i Komisionit te Ligjeve, Xhafaj i ka kujtuar demokrateve se këshilli i legjislacionit drejtohet nga Eduard Halimi e janë te lire te ojne deri ne fund mocionin për shkarkimin e Ilir Metës. Ndërkohe qe opozita tentonte te bllokonte punën e komisioneve, përpara kryesisë se kuvendit te rinjtë kane protestuar duke kërkuar largimin e Ilir Metës. Te rinjtë do te protestojnë dy here ne dite para zyrave te Ilir Metes deri ne protestën e 12 marsit qe Partia Demokratike do te organizoje para parlamentit.