http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qeveria ?Mustafa? ka shkelur kushtetutën me marrëveshjen për komunitetet që ka nënshkruar me palën serbe në Bruksel. Në një shkrim të publikuar nga e përditshmja kohë ditore, ku publikohet i gjithë pakti 15 pikësh, vërehet se aty flitet vetëm për dy komunitete - shqiptare dhe serbe, duke përjashtuar kështu pakicat e tjera. Përfaqësues të komuniteteve turke, ashkali e boshnjake në Kosovë e kanë cilësuar këtë si një shkelje të pastër të kushtetutës, përkatësisht parimit të mosdiskriminimit, si dhe ligjit mbi gjykatat.Nëse nuk do të ketë ndryshim, ato nuk përjashtojnë mundësinë që t?i drejtohen gjykatës kushtetuese. Marrëveshja për drejtësinë u firmos më 10 shkurt ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, dhe atij serb, Aleksandar Vuçiç, nën praninë e përfaqësueses së lartë të unionit, Federica Mogherini. Qeveria e Kosovës e cilësoi një sukses kete pakt.