Mes mimozash e aktivistesh të përkushtuara, 8 marsi është një histori femërore e gjatë një shekull. Legjenda të shumta rrethojnë origjinën e Ditës së Gruas, e padyshim më e përfolura është ajo e kujtimit të 123 punëtoreve të fabrikës njujorkeze të këmishave, Triangle Ëaist Company, të gjitha jetë të humbura 25 marsin e 1911-tës, mes flakëve që përfshinë godinën ku punonin.