http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qindra hektarë tokë janë përmbytur në fushën e Torrovicës nga ku raportohet edhe për dëme te konsiderueshme në të mbjella. Kreu i komunës Zef Doçi, thotë se situata mbetet e vështirë, ndaj kërkon ndërhyrje të qeverisë dhe dëmshpërblim për të dëmtuarit. Në rang komune, raportohet për afro 1800 hektarë të përmbytur, ndërsa në Kakarriq ka pasur disa banesa me prezencë uji. Po ashtu, probleme kanë shkaktuar edhe erërat e forta ku ka pasur mungesë të energjisë elektrike, duke bërë që edhe hidrovorët të mos jenë në punë me kapacitet të plotë.