Çantë e dyshimte në parkun “Rinia” - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Me nje shpërthim të kontrolluar ka marrë fund alarmi i policisë për një tjetër sasi tritoli, këtë radhe mu në zemër të kryeqytetit. Në mëngjes, rreth orës 8:30 policia u njoftua për një çante sportive të dyshimtë të braktisur në një stol me mbishkrimin ?Mos prek?.Ajo ishte lënë në një nga këndet e parkut ?Rinia?, në një zonë mjaft të populluar. Kalimtaret e rastit njoftuan policinë e cila ka izoluar zonën.Ekspertet xheniere bënë ekzaminimin me infrared për të kuptuar se çfarë kishte në brendësi të çantës së braktisur, ndërsa më tej u bë shpërthimi i kontrolluar. Sipas policisë, në çantë ishin dy objekte plastike dhe një libër i shkencave gjeologjike. Pas disa minutash, policia ka identifikuar edhe pronarin e çantes, një student i vitit te dyte i Fakultetit Gjeologji - Miniera. Bruno Perllumbi nga Lezha është shoqëruar ne komisariatin nr 3 ne kryeqytet, ku është marre ne pyetje.Nje dite me pare, policia e Tiranës arriti te çaktivizonte nje sasi tritoli, e cila ishte e vendosur ne derën e një servisi elektronik në një ndërtesë përballë Maternitetit të Ri.

Free Traffic Exchange