http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pasditja e se premtes dhe nata duke u gdhirë e shtuna e ka gjetur juglindjen e vendit te përfshirë nga reshje te shumta dëbore. E gjithë kjo situate ka sjell kështu vështirësi ne qarkullimin e mjeteve.Vështirësia ne qarkullim ka qene me e madhe ne orët e darkës, megjithëse ne akset rrugore nacionale ne qarkun e Korçës ka pasur edhe mjete borëpastruese. Nga reshjet e dëborës, te cilat kane qene me intensitet te larte, ka pasur probleme ne komunat Miras, Lekas, Voskopoje, Barmash, Çlirim e Novosele ku një pjese e këtyre fshatrave kane mbetur te izoluara. Ndërsa ne qarkun e Kukësit reshjet e dendura të dëborës, janë ndërprere. Megjithatë temperaturat vijojnë te mbeten te ulëta. Të gjitha akset nacionale, duke filluar nga Rruga e Kombit, qarkullohen pa zinxhirë. Ne orët e para te ditës, jane bërë të qarkullueshme edhe të gjitha akset rrugore rurale në këtë qark, me përjashtim të komunave Kalisë, Grykë-Çajë e Arrën, te cilat mbeten te izoluara. Ndërsa disa fshatra kane mbetur pa energji elektrike.