Krerët e shtetit në Prokurori për “Doshin” - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ilir Meta ishte i pari që u paraqit në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për të dëshmuar lidhur me akuzat e Tom Doshit, se ai kishte paguar njerëz për vrasjen e tij dhe të deputetit të PD Mhill Fufi. I përpiktë në orar, kreu i parlamentit ka hyrë në zyrën e dy prokurorëve dhe ne prani edhe te dy oficerëve të policisë gjyqësore, ka treguar gjithçka ai dinte mbi skenarin e pretenduar të vrasjeve politike Meta qëndroi rreth 90 minuta, e ndërsa ka lënë pas prokurorinë, ka zgjedhur edhe ti tregojë medias se çfarë kishte deklaruar. Pak minuta pas largimit të metës, në prokurorinë e krimeve të rënda mbërriti Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri. Në radhën e dëshmitarëve të thirrur në cilësinë e personit që ka dijeni mbi ngjarjen, janë edhe kryeministri Rama, deputeti kristian demokrat Mark Frroku, ish-kryeministri Berisha si dhe ish-drejtori i krimeve të rënda Eugen Beci. Kjo është hera e parë që të gjithë krerët e shtetit, përveç presidentit, paraqiten dhe dëshmojnë në prokurori.

Free Traffic Exchange