Borxhe te privatët me garancinë e BB - Top Channel Albania - News - Lajme

2015-11-28 1

Shqipëria do të kërkojë borxh nga privatët në tregjet ndërkombëtare, duke përdorur si dorëzanës Bankën Botërore. Ky është një instrument i papërdorur ndonjëherë më parë, përmes të cilit Qeveria do të përpiqet të sigurojë 280 milionë dollarë borxh, nga privatët në tregjet europiane të financave.