http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nje pike servisi elektronik përballë maternitetit të ri në Tiranë duket se ka qenë shënjestra e radhës e një atentati me tritol. Kalimtarë të rastësishëm kanë parë këtë kallëp tritoli prej 200 gramësh, të lidhur me fitil ne qepenin e dyqanit dhe menjëherë kanë njoftuar policinë. Forcat xheniere dhe ekspertë kanë izoluar zonën dhe më pas kanë bërë Çaktivizimin e lëndës eksplozive. Sipas policisë, tritoli ishte i pajisur me një kapsollë detonatorë si dhe me fitil përcjellës rreth 25 metra. Mësohet se servisi ku ishte vendosur eksplozivi është ne pronësi te shtetasit Afrim Doma. Ai është marrë në pyetje, por ka mohuar të ketë konflikte. Ndërkohe policia ka ushtruar kontroll edhe brenda pikës së servisit si dhe në ambientet përreth.