Problematikat e motit në veri - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Moti i keq qe ka pushtuar veriun e vendit ka sjelle një sere problemesh ne qarkullim. Ne rrugën e Kombit trashësia e dëborës shkoi deri ne 1 metër. Autoriteti i rrugëve në veri aktivizoi makinat borëpastruese per te shmangur çdo rrezik bllokimi te këtij segmenti. Drejtori Nikolin Dedevukaj u ka bere thirrje shofereve te tregojnë kujdes gjate qarkullimit. Probleme te shumta per shkak te bores ka edhe nga zona e fanit te Mirditës deri ne hyrje te Kukësit. Ndërkohë ne qarkun e Dibrës ne zonat malore trashësia e dëborës ka shkuar deri ne 40 cm duke lënë te izoluara shume komuna. Edhe ne qytetin e Bulqizës moti i keq ka shkaktuar probleme. Rrugët e qytetit janë te mbuluara nga ngrica, ndërsa aksi Bulqize- Peshkopi është bllokuar here pas here per shkak te erërave te shumta. Policia ka këshilluar përdorimin e zinxhirëve ne këto zona. Disa komuna te matit kane mbetur pa energji mbrëmjen e se enjtes por janë marre masat për rikthimin e saj ne kohe.

Free Traffic Exchange