Rama e Meta thirren në Prokurori - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prokuroria nuk ka humbur kohe por ka avancuar me hetimet per çështjen ?Doshi?. Menjëherë sapo ka përfunduar me dëshminë e deputetit, prokuroret qe kane marre ne duar çështjen kane bere gati listën e zyrtareve te larte qe do te thirren per te dëshmuar. Organi i akuzës konsideron si mjaft te rëndësishme dëshminë e kryeministrit te vendit Edi Rama, te kryetarit te kuvendit Ilir Meta, ministrit te brendshëm Sajmir Tahiri, deputetit Mehill Fufi, deputetit Mark Frroku si dhe ish-drejtuesit te Prokurorisë se Krimeve te Renda Eugen Beci, ky i fundit drejton tashme organin e akuzës ne Elbasan. Ne njoftim zyrtar te Prokurorisë se Përgjithshme, behet me dije se pjese e listës se dëshmitareve është edhe ish-kryeministri Sali Berisha pas deklaratave qe ai ka bere ne sallën e Parlamentit. Prokuroret u kane bere thirrje gjithashtu edhe personave te tjerë qe mund te kenë dijeni per rrethanat e ngjarjes.