Tom Doshi në Prokurori - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
I pashoqëruar nga avokati, por vetëm nga truprojat e tij, deputeti i qarkut te Shkodrës Tom Doshi u paraqite këtë te enjte ne Prokurorinë e Krimeve te Renda. Ka qene ora 09:20 minuta ku Doshi ka ngjitur shkallet e Prokurorisë, per te dale prej andej pas plot gjashte orësh.Deputeti është marre ne pyetje nga dy prokuroret e çështjes Përparim Kulluri dhe Manjola Kajana. Pasi ka dhënë sqarime te zgjeruara ne lidhje me atentatin e pretenduar ndaj tij dhe Mhill Fufit, Doshi ka dorëzuar edhe materialin e zgjeruar filmik ku shfaqet Durim Bami duke rrëfyer detaje për organizimin e atentatit. Doshi ka dale nga zyra e prokurorit rreth orës 15:30, duke refuzuar te japë ndonjë deklaratë për mediat. Madje ai nuk është larguar nga ambientet e Prokurorisë me dy makinat e tij te cilat e prisnin përgjatë gjithë kohës, por me nje mjet te Prokurorisë per t?iu shmangur ne kete mënyre kamerave.Ndërkohë te premten do te paraqitet ne Gjykate për t?u vlerësuar me masën e sigurisë 36-vjeçari nga Fushe Kruja, Durim Bami. Nuk dihet ende se çfarë mase do te kërkoje organi i akuzës per Bamin pasi deri tani ai rezulton te jete nje person qe nuk ka kryer veprën penale te pretenduar.

Free Traffic Exchange