Pas mbledhjes së Kolegjit, Komisioni Europian shpalli nisjen e konsultimit mbi të ardhmen e Politikës së Fqinjësisë Europiane, që u rishikua së fundi në 2011-n. Duke marrë parasysh zhvillimet e rëndësishme te fqinjët në lindje, e pa pranuar dështimin mbi pritshmëritë e parashikuara për sjelljen e Rusisë pas çdo mase të marrë përgjatë kësaj kohe, Brukseli ndërmerr rishqyrtimin me themel të parimeve mbi të cilat bazohet kjo politikë, të qëllimit dhe mënyrës së përdorimit të instrumenteve.