Mediu: Tahiri mashtron, Skënderi nuk ka qenë shoferi im - Top Channel Albania - News - Lajme

2015-11-28 0

Fatmir Mediu reagoi pas deklaratave të Ministrit të Brendshëm, i cili përmendi emrin e Fatjon Skënderit dhe e cilësoi atë si ish-shofer të kreut të Partisë Republikane. Mediu tha se Tahiri mashtron në këtë rast, pasi personi në fjalë ka qenë shofer në Partinë Republikane, por në vitet 1991-1993.