Shqyrtohet drafti për hapjen e dosjeve - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nuk ka sjelle debatin e pritur fillimi i shqyrtimit te projektligjit per hapjen e dosjeve, pasi opozita mungoi ne mbledhjen e Komisionit te Ligjeve. Para deputeteve te mazhorances, Ministri për Mirëqenien Sociale Erjon Veliaj, ka sqaruar se ne hartimin e draftit është ndjekur modeli gjerman qe parashikon transparence jo lustracion.?Kjo transparence nënkupton gjithashtu përgjegjësinë qe çdo person qe kërkon post publik ne vend, te beje te qarte publikisht asocimin e tij me te shkuarën e sigurimit përmes nje procesi qe ka ne thelb jo ndëshkimin përmes përjashtimit nga aksesi per te konkurruar; por detyrimi qe t?u japë besim institucioneve tona përmes transparencës përpara te gjithë votuesve apo strukturave politike qe bejne këto emërime. Çdo nisem tjetër qe do shkonte pertej këtyre përcaktimeve do te përbente thjesht një spekulim politik si nisma te tjera qe kemi dëgjuar kohet e fundit. Me lejoni qe edhe per këtë te shpreh qarte vullnetin e qeverise qe te ruajmë integritetin e procesit te hapjes se dosjeve larg çdo minimi me element anti kushtetues lustrativ. ?Projektligji qe ka ardhur nga qeveria synon dhënien e aksesit ne dosjet e ish Sigurimit te Shtetit per te gjithë personat e prekur drejtpërdrejte nga veprimtaria e ish Sigurimit te Shtetit. Për të realizuar kete projektligji parashikon ngritjen enjë komisioni të posaçëm me 5 anëtarë që do trajtojë çdo rast apo kërkesë të ardhur nga individë apo institucionet shtetërore. Nderkohe deputetja Mesila Doda ka refuzuar te marre pjese ne Komisionin e Ligjeve ku do te shqyrtohej edhe drafti qe mban firmën e saj dhe te Shpetim Idrizit per hapjen e dosjeve. Doda ka deklaruar se nuk do te behet pjese e shqyrtimit te projektligjit pasi eshte refuzuar pjesëmarrja ne komision e shoqërisë civile; ndërkohe qe keta te fundit paralajmëruan organizimin e nje referendum per kete çështje