Durim Bami mohon akuzat e Doshit - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Durim Bami 36 vjeçari i ndaluar si personi që ishte paguar për t?i bërë atentat dy deputeteve Doshi e Fufi, ka mohuar çdo akuze para Prokurorisë. Burime pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda thanë se gjatë marrjes në pyetje Bami ka deklaruar se e gjithë historia ishte një inskenim i deputetit Tom Doshi, i cili e kishte paguar atë për të dhënë këto deklarata. Madje 36 vjeçari nga Fushë Kruja ka shkuar më tej duke thënë para oficerëve gjyqësore se deputeti i kishte dhënë atij një automjet luksoz, ndërsa e kishte detyruar të shkonte te Ministri i Brendshëm Tahiri dhe të tregonte versionin e tij të ngjarjes ku përfshihej dhe Kreu i Kuvendit. Menjëherë pas kësaj dëshmie Prokuroria e Krimeve te Renda i ka kërkuar zyrtarisht deputetit Tom Doshi te paraqitet për te dëshmuar lidhur me atentatin e pretenduar prej tij. Një dite pasi u urdhërua nisja e hetimeve nga kreu i Organit Qendror te Akuzës Adriatik Lllalla, prokuroret e krimeve te renda kane filluar te lëvizin. Çështja e hetimit mbi deklaratat e bëra nga Tom Doshi pas përjashtimit nga grupi parlamentar socialist i është besuar prokurorit Perparim Kulluri. Pas deklaratave të deputetit Doshi policia ndaloi në pikën doganore te Hanit te Hotit Durim Bamin teksa perpiqej te largohej ne drejtim te Malit te Zi. Ai u soll me urgjence ne Tirane nen masa te rrepta sigurie. Vetëm disa ditë më parë 36 vjeçarit iu vendos lëndë eksplozive në automjetin e tij në Fushë Krujë, ndërkohë që sipas policisë ai është person me precedent penalë.