http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Për herë të parë mbërrin në Shqipëri një kryetare e Parlamentit të Serbisë. Në takimin me kreun e Kuvendit, Ilir Meta, u diskutua mbi marrëdhëniet për forcimin e bashkëpunimit dypalësh. Çka u vu re në konferencën për shtyp, ishte se Maja Gojkoviç nuk përmendi për asnjë moment fjalën ?Kosovë?. U mjaftua vetëm me pranimin e diferencave mes dy vendeve. Por, kryeparlamentari shqiptar, nuk mund t?i shmangej çështjes së Kosovës dhe popullsisë shqiptare të Luginës së Preshevës. Raportet mes Tiranës dhe Beogradit, duhet të ecin në të njëjtin drejtim atë të rritjes së shkëmbimeve tregtare dhe integrimit europian, thanë dy kryeparlamentarët. Vizita e Gojkovic në Tiranë zhvillohet pak kohë pas vizitës zyrtare të kryeministrit Edi Rama në Beograd.