Një i ndaluar për “Doshin” - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një ditë pas akuzave të forta të deputetit Tom Doshi se kanë dashur të vrasin atë dhe deputetin tjetër Mhill Fufi, policia shoqëroi një person të dyshuar si të përfshirë në atentat. Burime pranë uniformave blu bënë me dije se u ndalua Durim Bami nga fshati Zeze i Krujës. 36 vjeçari u kap nga forcat speciale Renea në pikën e kalimit kufitar të Hanit të Hotit ndërkohë që u soll në drejtorinë e policisë së Tiranës nën masa të rrepta sigurie. Edhe pse pritet më shumë nga marrja e tij në pyetje hetuesit dyshojnë se Bami të cilit iu vendos 1 javë më parë eksploziv në automjet, ka dijeni për atentatin që pretendohet se po organizohej ndaj dy deputetëve. Mëngjesin e 22 shkurtit ishte vetë Bami I cili pa lëndën eksplozive te rrota e përparme e automjetit të tij në rrugën Grumbullimi të Fushë Krujës. Pas mbërritjes së forcave xheniere nga Tirana eksplozivi u çaktivizua, ndërkohë që do të shpërthente sapo automjeti të ndizej. Për deklaratat e deputetit Prokurori i Përgjithshëm urdhëroi nisjen e hetimit kryesisht, bazuar në deklarimet e Doshit, nen akuzën e vrasjes me dashje te mbetur ne tentative. Organi Qendror i Akuzës njoftoi zyrtarisht se Prokurori i Përgjithshëm urdhëroi Prokurorinë e Krimeve te Renda te filloje hetimet. Një grup i posaçëm prokuroresh po merret me grumbullimin e provave. Për këtë arsye është ftuar edhe deputeti Tom Doshi te japë shpjegimet rreth atentatit te pretenduar prej tij. Prokuroria vlerëson edhe reagimin e Shteteve te Bashkuara te Amerikës dhe te Bashkimit Europian qe inkurajuan një hetim profesional e te paanshëm.Fill pas largimit nga mbledhja e grupit parlamentar ku ishte marre vendimi per përjashtimin deputeti, Tom Doshi deklaroi përpara mediave se ishte përgatitur nje atentat ndaj tij dhe deputetit te opozitës Mehill Fufi. Madje Doshi shkoi edhe me tej duke thënë se disponon nje video te personit qe kishte marre porosinë per vrasjen, por qe me pas ishte penduar.

Free Traffic Exchange