Brukseli për hetimin e akuzave të Tom Doshit - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Bashkimi Europian pret hetim te plote nga organet kompetente ne Shqipëri për akuzat e ngritura nga ish-deputeti socialist Tom Doshi. Deklarata vjen nga zedhenesja e Komisionerit për Zgjerim, e cila nga Brukseli u shpreh ne te njëjtën linje me delegacionin e BE-se ne Tirane, qe mbështeti qëndrimin e PS-se ndaj deputetit Doshi.Maja Koçijançic thekson:Presim hetimin e plote te kësaj çështjeje nga autoritetet kompetente ne Shqipëri. Delegacioni i BE-se ne Shqipëri reagoi. Pozicioni yne ne ketë pike është se mbështesim hapat për zbatimin e marrëveshjes mes qeverise dhe partive opozitare ne parlament, ku përfshihet edhe çështja e individëve me rekorde kriminale qe kane poste publike. BE si prioritete kryesore ka sundimin e ligjit dhe zbatimin e tij, luftën kundër krimit te organizuar dhe korrupsionit. Ne presim sjellje te përgjegjshme nga te gjithë ata qe janë pjese e jetës publike.Një dite me pare për këtë çështje reagoi edhe ambasada amerikane ne Tirane, e cila përmes nje komunikate theksoi se të gjithë personat të cilët dyshohet te jene përfshirë në veprimtari kriminale duhet të largohen nga partitë politike.

Free Traffic Exchange