Gjiknuri për vendimin e Autoritetit të Konkurrencës - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjinknuri shprehet i zhgënjyer nga vendimi i Autoritetit te Konkurrencës, i cili nuk penalizoi kompanitë e naftës edhe pse konstatoi se ka një mungese konkurrence ne këtë treg. Ne një interviste për Vizion Plus, ministri thotë se rekomandimet qe ky autoritet ka dhënë thellojnë me shume monopolin ne treg. Nga ana tjetër, për te shmangur fenomenin e përzierjes se naftës ne impiantet kryesisht ne zonën e Fierit, ministri tha se është marre vendim per mbylljen e tyre, pasi ato nuk kane respektuar ligjin për tu licencuar si rafineri. Ministri i ndal edhe ne investimet ne energjetike, pjese planit financiar per rimëkëmbjen e këtij sektori. Gjate këtij viti rreth 30 milion dollarë do te investohen per te përmirësuar rrjetin si dhe sistemin e faturimit. Shqetësimi kryesor i abonentëve ka qene dhe ka mbetur sistemi i faturimit. Ndaj duket se eliminimi i këtij fenomeni do te jete sfida e Kompanisë se Operatorit te Sistemit te Shpërndarjes se Energjisë.

Free Traffic Exchange