http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qindra banorë të Kukësit janë ngritur sërish ne protesta për te kundërshtuar ndërprerjen e energjisë elektrike. Vetë banorët nuk kanë preferuar të flasin, por anëtarë të shoqërisë civile në Kukës kanë kërkuar nga qeveria faljen e debisë, për shkak të kushteve të vështira ekonomike. Kukësi është një ndër qarqet me borxhin më të madh ndaj OSHEE-së, prej disa ditësh ata kanë nisur mbledhjen e firmave për një peticion drejtuar Qeverisë dhe ambasadave të akredituara në vendin tonë, për të falur kamatëvonesat e energjisë elektrike dhe debinë e krijuar në vite.