http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Akuzat e ashpra ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama i kane kushtuar Tom Doshit prezencën ne radhët e deputeteve socialiste. Grupi parlamentar vendosi për përjashtimin e tij, një fakt ky që është bërë i ditur nga vetë Doshi, teksa ai doli para se të përfundonte mbledhja. Doshi ka lëshuar lume akuzash ne drejtim te kryeministrit Edi Rama dhe te Kryetarit te Kuvendit Ilir Meta. Deputeti socialist i Shkodrës bëri të ditur se nuk do të largohet nga politika, madje do të jetë aktiv, duke mos përjashtuar krijimin e një partie të re. Krisja e madhe mes Tom Doshit dhe Edi Ramës u bë publike në mbledhjen e kaluar të grupit të PS, ku kryeministri nuk ishte i pranishëm. Doshi foli për premtime te pambajtura, për thellim të varfërisë si dhe për emërime nepotike në tatime. Dhe pas takimit që Rama zhvilloi me disa deputetë të PS për këto akuza, Tom Doshi ashpërsoi gjuhën, duke thënë se dispononte të dhëna të cilat po ti bënte të ditura, do të trondiste themelet e kësaj mazhorance.