Rama në Gjykatën e Lartë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka zgjedhur te jete vete i pranishëm ne procesin penal, per shpifje, te ngritur prej tij ndaj deputetit Edi Paloka, njëkohësisht kryetar i grupit parlamentar te pd-se. Pak minuta para orës 10.0010 Rama ka ngjitur shkallet e Gjykatës se Larte , i shoqëruar edhe nga avokatja e tij Enkelejda Mucaj, si dhe nga Drejtori i Marrëdhënieve me Publikun ne Kryeministri. Por ardhja e Rames duket se e ka kapur ne befasi palën e paditur. Deputeti Paloka kishte autorizuar me prokure avokatin Ivi Kaso, qe ta përfaqësonte, duke mos preferuar te paraqitet vete para gjykatës. Seanca drejtohej nga nje një pesëshe gjyqtaresh me kryetar Andi Çelikun. Qe ne nisje te saj, kryesuesi i ftoi palët qe ta zgjidhnin çështjen me pajtim, gje qe nuk u pranua nga kryeministri Rama. Ai deklaroi ne gjykate se kurrsesi nuk mund te pranonte pajtimin pasi kjo nuk ishte një çështje personale mes tij dhe Palokes, por pas akuzave qe i janë bere shqiptaret duhet ta dine se çfarë kryeministri kane. Te njëjtën deklarate Rama e beri edhe pas daljes nga gjykata ku mes te tjerash tha se barra e provës i binte palës se paditur. Por per kryeministrin ky proces shërbeu per te pare nga afër edhe kushtet ne Gjykatën e Larte te cila ai i cilësoi si skandaloze. Ndërsa përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike Ivi Kaso tha se provat kundër kryeministrit do te paraqiten ne momentin e duhur. Seanca e radhës u la per ne 9 mars ne orën 11 ndërkohe qe po ne kete date Rama ka nje tjetër proces me deputetin te PD-se Arben Ristani, per te cilin ka ngritur te njëjtën akuze. Rama kallëzoi penalisht dy deputetet pas akuzave te bëra nga ana e opozitës per përfshirje te qeverise, ne atentatet e ndodhura ne kryeqytet ne fillim te janarit, ku mbeti i vrare nje person dhe u plagosen tre te tjerë. Ne këto ngjarje u përfshi dhe emri i Emiliano Shullazit. Pas këtyre ngjarjeve Edi Paloka ne nje dalje per mediat, akuzoi qeverinë se po bashkëpunonte dhe po mbron grupet kriminale. Pas këtyre deklaratave zyra e Kryeministrisë ka njoftuar kallëzimin penal ndaj Palokes, ndërsa i kërkoi atij te paraqesë provat dhe faktet qe kishte për deklaratat e bëra, ose ne te kundër ai duhet te mbante përgjegjësi përpara ligjit. Ne njoftimin per shtyp te 7 janarit te këtij vitit te dale nga zyra e Kryeministrisë thuhet se nëse Paloka ka prova dhe fakte për përfshirje te Kryeministrit Edi Rama ne mbështetjen ndaj bandave kriminale, atëherë shefi i qeverise shqiptare është i gatshëm te japë dorëheqjen.

Free Traffic Exchange