Rektorati u përgjigjet studentëve - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një përfaqësi e studenteve greviste janë pritur ne takim nga presidenti Bujar Nishani. Ata kane mbajtur te njëjtin qëndrim për tarifën universitare, qe sipas tyre është e papërballueshme. Kreu i shtetit është shprehur se do t?i drejtohet Prokurorit te Përgjithshëm per hetim te personave përgjegjës qe dhunuan studentet greviste. Ndërkohë qe studentet pretendojnë se çështja e tarifave i është komunikuar pas regjistrimit ne universitetet shtetërore, ndaj kërkojnë zgjidhje te kësaj çështjeje, ne te kundërt ata do te hyjnë serish ne greve urie. Ndërsa zv/Rektorja e Fakultetit te Mjekisë, tregon se këta studente kane qene ne dijeni për çdo kriter para procesit te regjistrimit e transferimit nga privat ne shtet, dhe ndaj tyre nuk është përdorur asnjë forme diskriminuese. Nje vendim i Këshillit te Ministrave ka parashikuar se tarifa e shkollimit te tyre duhet te jete me e larte se ajo studenteve te tjere.