http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nje ngjarje e rende ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, rreth ores 22:30 ne fshatin Rroms te Mallakastrës. Pas nje grindje banale ne një lokal te fshatit, ka mbetur i vdekur 21 vjecari Eduart Zotaj ndërsa është plagosur Blerim Beqiraj. Ky i fundit është ne gjendje te rende shëndetësore ne spitalin e Fierit. Burime te policisë bëjnë me dije se tre te rinj kane qene ne gjendje te dehur, teksa dy prej tyre jane qëlluar me cifte, nga 32 vjecari Engjell Hodaj. Mes te rinjve dhe autorit te krimit ka pasur fillimisht grindje me fjale . Pasi ka kryer krimin 32 vjecari Engjell Hodaj është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Policia e Fierit ka vendosur postblloqe ne te gjitha akset kryesore ndërsa rreth orës 13:00 autori i ngjarjes Engjell Hodaj, u vetedorezuar.