Biznesi rikthen “fajdet” - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një nga problemet me te prehta qe po kalon biznesi është tkurrja e kreditimit për shkak te kritereve te Forta qe kane vendosur bankat, nje fakt ky i cili mban pezull investimet ne ekonomi. Per këtë arsye biznesi vijon te shikojnë si shpëtim kredimarrjen ne tregun informal, ose e e thënë ndryshe para me interes jashtë kanaleve bankare. Vete biznesi pranon se ky nuk është nje fenomen qe sjell zhvillim. Ndërsa ekspertet e ekonomisë pranojnë se raste te tilla huamarrja mes te njohurish është qe nje praktike qe mund te aplikohet nga çdokush, por rreziku i saj është kur kthehet ne nje fenomen nga i cili infektohet masa. Pas nisjes se krizës financiare ne vitin 2009, kredidhënia u shtrëngua ndjeshme ne sistemin bankar. Ky fakt solli nje ngërç ne ekonominë e vendit, pasi bankat nisen te ishin me selektive ne përzgjedhin e sektorëve qe do te kreditonin, interesat dhe kushtet u shtrënguan per shkak edhe te rritjes se kredive te keqia. Por edhe sot, ende kjo situate nuk është tejkaluar.

Free Traffic Exchange