Pagesa e faturave të energjisë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kompania e shpërndarjes së energjisë elektrike ka arritur që të sigurojë marrëveshje me Postën Shqiptare dhe bankat që familjarët të cilët arrijnë të lidhin aktmarrëveshje tashmë mund të paguajnë edhe në këto sportele. Drejtorja e shitjeve në operatorin e shpërndarjes, Albana Ferraj, sqaron se të gjithë këto lehtësi dhe afate të reja u morën për të eliminuar radhët e gjata. Ferraj sqaron më tej se duke parë situatën e rënduar të bizneseve debitorë. U mor vendimi që numri i kësteve për ta të rritet, dhe po ashtu afati për të mbyllur borxhin ndaj kompanisë të shtrihet në 1 vit. Deri tani, OSHEE numëron 90 mijë debitorë të cilët ende nuk kanë lidhur marrëveshje me të për të paguar energjinë elektrike. Nga ana tjetër të ardhurat në këtë kompani janë rritur ndjeshëm duke bërë që vetëm nga detyrimet e prapambetura të mblidhen mesatarisht 17 milion dollarë çdo muaj.

Free Traffic Exchange