Në arkivën e Gjykatës së Lartë, dosjet prekin tavanin jo vetëm në mënyre figurative. Ato janë stivuar në dhoma të veçanta, në të cilat në një ambient të posaçëm mbahen çështjet civile administrative dhe në një dhomë tjetër janë renditur dosjet penale.