http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Per kryeministrin Edi Rama, Bashkimi Europian duhet t?i dale ne mbrojtje Ballkanit ne luftën kundër shteti islamik, nje fenomen i cili ne këndvështrimin e shefit te ekzekutivit shqiptar është shume shqetësues. Gjate promovimit te librit te tij ?Kurban? ne gjuhen rumune, nga Bukureshti lideri i mazhorances Rama ka theksuar se pengesa me e mire ndaj ekstremizmit e terrorizmit është përshpejtimi i integrimit te rajonit tone ne BE.?Unë jam shumë i shqetësuar dhe ne jemi shumë të shqetësuar nga ajo që po ndodh në zonat ku është shfaqur i ashtuquajturi Shteti Islamik, që përfaqëson një përshkallëzim ekstrem të radikalizmit islam. Ne mendojmë që ai përshkallëzim është një arsye shumë e fortë për Europën dhe për Bashkimin Europian që këtë diversitet fetar që është në Ballkan ta marri në mbrojtje sa më shpejt, duke e përshpejtuar procesin e integrimit, duke mos bërë politika që janë taktike dhe nuk kanë asgjë strategjike në raport me vendet e Ballkanit. Sepse, nëse, largqoftë, ekstremizmi islam do të gjente rrugë për t?u kthyer në një nacionalizëm fetar në formën e një lëvizjeje brenda Ballkanit, do të ishte fundi i kësaj që kemi sot. Islami radikal e gjen më të lehtë që të penetrojë në territorin psikologjik të frustracionit nga hezitimi i BE për të vepruar me shpejtësi dhe për të na tërhequr më shpejt brenda. Radikalizmi islam vepron pikërisht në këtë territor, duke përçuar idenë se Europa nuk është rruga jonë, pasi Europa është një klub kristian dhe për këtë arsye Europa është hezituese ndaj nesh?.Sipas kryeministrit Rama, paqja qe po përjeton sot Ballkani ka ardhur vetëm per shkak se te gjitha vendet janë të tërhequr nga ëndrra e Evropës.