Tom Doshi reagon në facebook - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV

Një dite pas deklaratës se ashpër ne medias kundër kryeministrit Edi Rama; deputeti socialist Tom Doshi ka zgjedhur rrjetet sociale per te konfirmuar se pozicioni i tij ndaj kryetarit te partisë nuk ka ndryshuar. Ne nje koment ne rrjetin social facebook deputeti i Shkodrës duke i?u drejtuar bashkëqytetareve te tij ka përsëritur se konflikti i tij me kryeministrin është shkaktuar ne mbrojtje te interesave te elektoratit

Tom Doshi thekson:

Premtimet e dhëna janë detyre jone për tu mbajt dhe unë bej pjese ne grupin e politikaneve qe premtimet i japin sepse ne qeverisje duan ti shikojnë te realizuara. Nuk ndaj asnjë interes personal për reagimin sepse te gjithë e dine qe anën personale unë e kam pas te mire menaxhuar përpara se te bëhesha pjese e politikes. Unë kam nevoje qe te ju shikoj drejt ne sy ju qe me besuat dhe ndaj jam i gatshëm gjithmonë qe te reagoj.

Ne postimin e deputetit Doshi mungon fjalori i ashpër i nje dite me pare, por nga ana tjetër mungojnë edhe sinjalet për paqe me kryeministrin Edi Rama.