Rama takon homologun rumun - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV

Gjatë vizitës zyrtare që po zhvillon në Rumani, Kryeministri Edi Rama, ka përsëritur kërkesën e Shqipërisë që ky shtet të njohë pavarësinë e Kosovës. Kjo i është bërë e ditur homologut rumun Viktor Ponta, në Bukuresht, në takimin kokë më kokë, e më pas është thënë nga Rama edhe gjatë konferencës së përbashkët për shtyp. Kryeministri i Rumanisë Ponta i premtoi homologut shqiptar mbështetje në procesin e integrimit, në bashkimin Evropian. Më herët delegacioni që shoqëron kryeministrin shqiptar nënshkroi me palën rumune edhe një marrëveshje për mbrojtjen sociale dhe energjinë.. Vizita e Ramës në Rumani vjen pas asaj të zhvilluar nga kryeministri Rumun në mars të vitit të shkuar në Tiranë.

Free Traffic Exchange